Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Izet Sadiku, ka thënë se LDK-ja ka qenë dhe mbetet simbol i shtetformimit.
Lidhja Demokratike e Kosovës është pritur nga një numër i madh i njerëzve në Junik.
Pas këtij tubimi, Sadiku ka thënë se është dëshmuar se LDK-ja është partia e njerëzve, e zgjidhjeve dhe e zhvillimit të qëndrueshëm.
“Tubim madhështor sonte në Junik! Juniku po feston angazhimin dhe punën e pandërprerë të #LDK, e cila ka qenë dhe mbetet simbol i shtetformimit, i përkushtimit ndaj demokracisë dhe i vizionit për një të ardhme më të mirë. Ne kemi dëshmuar me vepra se jemi partia e njerëzve, e zgjidhjeve dhe e zhvillimit të qëndrueshëm. Bëhu ndryshimi!”, thuhet në postimin e tij.