970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Jeton Mehmeti mbyll mbledhjen e KPM-së: Misioni im si kryetar merr fund këtu

Jeton Mehmeti mbyll mbledhjen e KPM-së: Misioni im si kryetar merr fund këtu

Kryetari i deritanishëm i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Jeton Mehmeti, ka mbyllur punimet e mbledhjes së të premtes, pasi u votua kryetari i ri.

“Nuk ndjej siguri juridike për të vazhduar mbledhjen sepse nuk mund të jemi në sallë si kryetar. Misioni im si kryetar merr fund këtu. Nëse thirret mbledhje tjetër, marr pjesë si anëtar. Këtu po e mbylli këtë mbledhje”, tha Mehmeti.

Ky vendim erdhi pasi tri ditë para se Mehmetit t’i skadonte mandati si kryetar, anëtarët e KPM-së zgjodhën kryetarin e ri, Besnik Berishën.

Më pas, Mehmeti tha se nuk mund të vazhdojë me kryesimin e mbledhjes, ngase një gjë e tillë i takon kryetarit, e që tha se në vend të tij duhet të ulet Berisha.

Meqenëse kishte kundërshtime mbledhja shkoi në pauzë, megjithatë pas kthimit Mehmeti e mbylli mbledhjen.

Related posts