Qindra pelegrinë serbë janë mbledhur të monumenti në Gazimestan për ta shënuar festën e Vidovdanit.
Situata aktualisht paraqitet e qetë, ndërsa ka numër të shtuar të policëve të njësisë speciale, raporton lajmi.net.
Në këtë festë serbët kanë ardhur në mënyrë të organizuar me autobusë.
Këtë herë është numër dukshëm më i vogël i pjesëmarrësve në krahasim me herat e tjera.
Vlen të theksohet se ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin nuk është prezent pasi iu është ndaluar hyrja nga autoritetet kosovare./Lajmi.net/