Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha në një konferencë për media është shprehur optimiste se deri në fundin e vitit kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm
Ajo ka thënë se shumë eurodeputetë që vijnë nga vendet mosnjohëse e kanë përkrahur liberalizimin e vizave.
“Liberalizimi vizave është ndër hapat e parë drejt Integrimit, prandaj edhe ne do të vazhdojmë me reforma. Gjithashtu në Bruksel kam kërkuar përkrahje sepse Kosova ka përmbushur kriteret dhe qytetarët tanë e meritojnë lëvizjen pa viza, dhe me kënaqsi mund të them se të gjithë kemi siguruar se anëtarët e komunitetit LIBE do të votojnë për. Vlen të theksohet se ka pasur deputetë që kanë ardhur edhe ng vendet mosnjohëse”, ka thënë Hoxha, raporton lajmi.net
Ajo tutje ka theksuar se rekomandimi prite të dalë në ditët e fundit të qershorit ose javën e parë të korrikut.
Hoxha është shprehur optimiste se rekomandimi do të jetë pozitiv.
“Rekoandimi del në ditët e fundit të qershorit ose në javën e parë të korrikut. Rekomadnimi presim të dalë pozitiv, tani është punë ditësh dhe do të jetë para pushimeve të verës. Është reale që liberalizimi vizave të përfundojë deri në fundin e vitit. Ne i kemi përmbushur kritereët dhen presim që BE-ja në afat as ma optimat të procedojë hapat e vendimmarrjes”, deklaroi ministrja e Integrimeve.
Ndryshe Hoxha theksoi se gjatë vizitës në Bruksel ka lobuar te zyrtarët dhe institucionet e BE-së që vizat për Kosovën të liberalizohen sa më shpejt të jetë e mundur. /Lajmi.net/