Përkrahja për kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Uke Blakaj, po rritet në mënyrë të vazhdueshme teksa fushata elektorale po intensifikohet shkruan Gazeta Projekti.
Blakaj, një sipërmarrës i suksesshëm nga Istogu, i cili ka zgjeruar aktivitetin e tij në Gjermani, po tërheq vëmendjen e qytetarëve dhe komunitetit të diasporës për vizionin dhe përkushtimin e tij për zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës.
I renditur me numrin 37 në listën e AAK-së, Blakaj ka fituar simpati të gjerë për angazhimin e tij në promovimin e investimeve nga diaspora dhe për përpjekjet për të ndihmuar komunitetin e tij në Kosovë.
Ai, po vazhdon takimet dorë me dorë dhe është mirpritur nga familje të ndryshme kosovare të cilat i kanë jap Blakaj-t mbështetje të fortë.
Përvoja e tij si sipërmarrës dhe angazhimi në projekte të shumta në Gjermani dhe Kosovë, i japin kredibilitet të lartë platformës së tij politike.
Ai ka deklaruar se prioritetet e tij kryesore do të jenë:
•Nxitja e investimeve të huaja dhe të diasporës.
• Lidhja e bizneseve të Kosovës me ato të Gjermanisë, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe hapësira të reja në tregun gjerman.
Kujtojmë nr i tij në listën e AAK-së është 37.