970×90
970×90
970×90
970×90

Vetëvendosje hap fushatën në Gjakov, Kurti : “Kurrë nuk do t’ju gënjej as zhgënjej”

Vetëvendosje hap fushatën në Gjakov, Kurti : “Kurrë nuk do t’ju gënjej as zhgënjej”

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhje që pritet të mbahen më 9 shkurti 2025.

Lëvizja Vetëvendosje hapjen e fushatës e ka bërë në sallën “Shani Nushi” në Gjakovë. Nga atje VV-ja ka prezantuar 110 kandidatët për deputetë.

Atje vetëvendosja prezantoi me sloganin “Cep më Cep”.

“Kurrë nuk do t’ju gënjej as zhgënjej”, tha kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në hapjen zyrtare të fushatës së partisë së vet.

Kurti e nisi fushatën duke goditur PDK-në dhe LDK-në.

“Kosovën e pavarur, e bëmë edhe të pavarur nga korrupsioni dhe pazaret me Serbinë. Prandaj në këtë punë tonë fisnike, në këtë mision të madh kombëtar, kemi dnderin dhe kënaqësin tju shërbejmë juve, popullit tonë”, tha Albin Kurti.

“Për Serbinë e kemi policinë e ushtrinë, e dialogun”, tha ai.

Fushatën zgjedhore zyrtarisht sot e kanë hapur edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Related posts