Presidentja Vjosa Osmani pas takimit me ZëvendësSekretarin Amerikan të Shtetit, Richard Verma, ka thënë se iu konfirmua rse Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të finalizojnë së shpejti dialogun strategjik, shkruan Gazeta Projekti.
Osmani ka thënë se kjo është një e arritur e jashtëzkonshme që dëshmon se partneriteti i mirëfilltë, i bazuar në vlera dhe interesa të përbashkëta, gjithmonë sjell rezultate.
Ajo ka bërë me dije se ekipet do të takohen së shpejti për ta finalizuar marrëveshjen për Dialogun Strategjik, që ka thënë se do të përfshijë fusha shumë të rëndësishme në interes të qytetarëve të Kosovës. Ka theksuar se propozimin e kishte dërguar qysh në vitin 2021 dhe se e kishte konfirmuar edhe në takimin me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në korrik të vitit 2022.
“Falënderoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë përkrahje ndaj popullit të Kosovës dhe mezi pres ta vazhdojmë bashkëpunimin intensiv në interes të Kosovës. Ekipet tona do të takohen së shpejti për ta finalizuar marrëveshjen për Dialogun Strategjik e cila do të përfshijë fusha shumë të rëndësishme në interes të qytetarëve të Kosovës. ”, ka shkruar Osmani.