970×90
970×90
970×90
970×90

Ukë Blakaj, thirrje diasporës: Vota juaj për Aleancën dhe për mua është zëri juaj në Kuvendin e Kosovës

Ukë Blakaj, thirrje diasporës: Vota juaj për Aleancën dhe për mua është zëri juaj në Kuvendin e Kosovës

Procesi i votimit me postë ka nisur për bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar për zgjedhjet e ardhshme, shkruan Gazeta Projekti.

Në këtë frymë, sipërmarrësi dhe kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ukë Blakaj, ka drejtuar një thirrje të përzemërt për diasporën. Ai, përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook ju bënë thirrje diasporës që në listën e AAK-së ta votojnë numrin 37 sepse ky numër është zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.

“Të dashur bashkatdhetarë,

Tashmë ka filluar procesi i votimit me postë për të gjithë ju që jeni regjistruar. Ushtroni të drejtën tuaj të votës për të mirën e Kosovës.

Në këto zgjedhje, jam kandidat për deputet nga diaspora, me numrin 37. Vota juaj për Aleancën dhe për mua është zëri juaj në Kuvend për një Kosovë fituese,”ka theksuar Blakaj në mesazhin e tij.

Ai shpreh falënderim për besimin dhe mbështetjen që diaspora vazhdimisht ka treguar ndaj Kosovës dhe i fton të gjithë bashkatdhetarët të marrin pjesë aktive në këto zgjedhje, duke përdorur votën e tyre për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin e vendit.

Related posts