Shpejtim Krasniqi, këngëtari i talentuar nga qyteti i vogël, por i bukur i Junikut, është gati të mahnisë sërish publikun me projektin e tij të ri muzikor. Pas sukseseve të njëpasnjëshme në skenën muzikore shqiptare, ai ka paralajmëruar se diçka e madhe po vjen shumë shpejt, shkruan “Gazeta Projekti”.
Shpejtim Krasniqi e ka nisur karrierën e tij me pasion të madh për muzikën, duke e sjellë gjithmonë në vëmendje bukurinë dhe kulturën e vendlindjes së tij, Junikut. Falë zërit të tij të veçantë dhe përkushtimit në krijimin e këngëve që prekin zemrat, ai ka arritur të fitojë zemrat e shumë fansave brenda dhe jashtë vendit.