970×90
970×90
970×90
970×90

Ulet çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri, Rama: Ndodh për herë të parë në 35 vjet

Ulet çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri, Rama: Ndodh për herë të parë në 35 vjet

Në Shqipëri do të ulet çmimi i energjisë elektrike, sipas mediave atje, vendim ky që u mor sot nga ERE.

Në një konferencë për media, kryeministri shqiptar, Edi Rama citohet të ketë thënë se kjo është një prej arritjeve më “domethënëse të qeverisjes së tij”, duke e cilësuar këtë si uljen e parë në 35 vite.

Sot do të ndajmë me publikun një arritje që është nga më domethënëset e qeverisjes tonë, uljen e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike. Ky është një fakt që na mbush me shumë krenari po të marrim parasysh se nga çfarë humnere e kemi nisur ngjitjen deri në këtë pikë. Ulja e çmimit të energjisë elektrike në kohën e sotme në kundërtendencë me rajonin ku çmimet e energjisë janë rritur dhe janë kërcënuar nga rritje të tjera.

Kjo është një masë më shumë se sa e mirëmenduar, e diskutuar gjerësisht në të gjithë nivelet me ekspertizë, e bazuar në projeksionet e planit tonë strategjik për sovranitetin e energjisë dhe kthimin e Shqipërisë në eksportues neto të energjisë brenda mandatit tonë të 4 dhe për të ndarë me qytetarët frutet e reformave të dhimbshme dhe frutet e një rritje ekonomike që për 2025-ën e shohim në harkun e 4% që është nëj shifër shumë domethënëse” – ka thënë ai sipas “Tv Klan”.

Related posts