Një tërmet me magnitudë 2.6 sipas shkallës së Rihterit ka goditur Kosovën në orët e pasdites së hënës, më 6 janar 2024.
Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC), tërmeti është ndjerë në afërsi të kufirit mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Edhe të dielën rreth orës në orën 23:12 u regjistrua një tërmet me magnitudë 2.8 në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Sizmologët theksojnë se tërmete të kësaj magnitude janë relativisht të zakonshme në rajon dhe zakonisht nuk paraqesin rrezik të madh për popullatën apo infrastrukturën.
Kosova është një vend me aktivitet sizmik të moderuar, pasi ndodhet në një zonë ku pllakat tektonike euroaziatike dhe afrikane ndërveprojnë.
Tërmetet në Kosovë zakonisht janë të intensitetit të ulët deri në mesatar – zakonisht variojnë nga 2.0 deri në 4.0 shkallë të Rihterit.