Producenti i njohur Blerim Ramosaj ka zgjuar kureshtjen e fansave dhe industrisë artistike me vizitën e tij të fundit në Amerikë, shkruan Gazeta Projekti.
Ramosaj, i njohur për kreativitetin dhe ndikimin e tij në botën e industrisë së filmit, ka realizuar një fotosesion ekskluziv me fotografin e famshëm Fadil Berisha, një emër që ka punuar me yje të mëdhenj ndërkombëtarë.
Fotosesioni është interpretuar nga shumëkush si paralajmërim për një projekt të ri, ndoshta ndërkombëtar, duke pasur parasysh që Fadil Berisha është një ikonë e industrisë së modës dhe artit fotografik. Ramosaj deri tani nuk ka ndarë detaje konkrete për qëllimin e këtij bashkëpunimi, por fansat janë të entuziazmuar dhe presin surpriza. Por, si mëson portali online “Gazeta Projekti” Ramosaj është pjesë e një filmi nderkombëtarë të zhanrit aksion.
A do të jetë ky hapi i tjetër i Ramosajt drejt një suksesi të ri në arenën ndërkombëtare? Kjo mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: producenti është i gatshëm të kalojë kufijtë e zakonshmërisë me vizionin dhe pasionin e tij.