Gjenerali Rrahman Rama që kandidon me numrin 7 në listën e PDK-së po vazhdon takimet intesive me qytetarët e vendit nëpër çdo skaj të vendit.
Në Oshlanin e komandantit, Bekim Shyti, ju rezervua një pritje me shumë pjesëmarrës të cilët i shprehen mbështetje.
“Takim i mrekullueshëm me nëndegën e Oshlanit, ku morëm mesazhin përkrahës që na duhej.
Angazhimi i tillë në çdo degë e nëndegë, është tregues i një rrugëtimi premtues” ka shkruar Rama në postimin e tij
Në mbrëmje, ish komandanti i Zonës Operative të Shalës, takoi qytetarë edhe në fshatin Sfaraqak të Vushtrrisë
“Sfaraqaku gjithmonë na ka pritur me dyer hapur e me dorën në zemër.
Diskutimet e sinqerta me ta rreth aktualitetit në Kosovë dhe nevojës për ndryshim, më forcuan bindjen se Kosova mundet #mamirë” ka shkruar Rama në postimin e tij.