970×90
970×90
970×90
970×90

“Mandarinat me origjinë nga Shqipëria janë të sigurta për konsum”, del përgjigjja e analizave të Agjencisë së Ushqimit në Kosovë

“Mandarinat me origjinë nga Shqipëria janë të sigurta për konsum”, del përgjigjja e analizave të Agjencisë së Ushqimit në Kosovë

Mandarinat me origjinë nga Shqipëria janë të sigurta për konsum, thonë analizat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka pranuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e lejuar ( MRL) në produktin mandarinë  me origjine nga Shqipëria dhe te tjera. Rezultatet kanë  konfirmuar se produktet nga  ngarkesat / kontingjentet në fjale i përmbushin standardet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore dhe janë të sigurta për konsum. Mostrat përfaqësuese janë marrë nga gjashtë ngarkesa/ kontingjente  me origjinë të ndryshme, ku katër prej tyre janë nga Shqipëria.

Vlerat e fituara nga testet laboratorike për mostrat e dyshuara, gjithnjë  duke ju referuar limiteve të përcaktuara me rregulloren e  Bashkimit Evropian  No.  396/2005 mbi nivelet maksimale të mbetjeve të pesticideve në ushqim dhe ushqim për kafshë me origjinë bimore dhe shtazore,  respektivisht rregulloreve/ amendamenteve   (EU)  No. 2020/1085 për nivelet maksimale të mbetjeve për Chlorpyrifos  dhe chlorpyrifos -metil,  dhe amendamentit/ rregullores  (EU) 2023/1029, për nivele maksimale të mbetjeve për phosmet. Metoda laboratorike e testim është konfirmative (EN 15662:2018). Ngarkesat e testuara u përgjigjen kritereve  ligjore të sigurisë ushqimore, andaj do të lirohen për qarkullim në treg dhe konsum.

Duke ndjerë përgjegjësinë ligjore sipas mandatit zyrtar, ne kemi vepruar menjëherë pas ngritjes se dyshimeve rreth sigurisë se produktit Mandarinë edhe pse notifikimet nga RASFF nuk kanë qenë për produktet te cilat jene  dërguar në ndonjë formë apo tjetër në treg të Kosovës.

Tani me nxjerrjen e rezultateve laboratorike është konfirmuar se mandarinat janë të sigurta për konsum. Do të vazhdojmë me kontrolle të ngarkesave ne import sipas vlerësimit te riskut, duke përfshirë edhe masat shtesë të kontrollit në te gjitha fazat inspektuese, përfshirë edhe marrje mostrash dhe testime laboratorike.

Çdo produkt qe ka për synim tregun e vendit tonë, gjithmonë inspektohet në mbikëqyrje të përmbushjes se  kritereve ligjore të sigurisë ushqimore.”

Related posts