970×90
970×90
970×90
970×90

Kush e “zbuloi” dordolecin

Kush e “zbuloi” dordolecin

Dordoleci ekziston për faktin se bora është falas dhe të gjitha shtresat mund ta kenë. Imazhi i dordolecit daton shumë herët, qysh në vitin 1300, shkruan “EssexStreet”, ndërsa ndërlidhet shumë me dekorimin për festa dhe me ardhjen e dimrit.

Burri i borës është shumë i njohur, edhe për faktin se gati secila kulturë përmban imazhe të tilla: Një njeri i ndërtuar nga bora. Ai lidhet edhe me kartolinat e festave, ku njerëzit shkëmbenin urime dhe mesazhe dashamirëse mes vete.

Piktori dhe skulptori i famshëm italian, Michelangelo, ishte ngarkuar me detyrë që të ndërtonte një dordolec në oborrin e një pallati në pronësi të sundimtarit në Firence.

Tradita është vazhduar edhe në disa shtete përreth.

Që nga 1818-a, banorët e Cyrihut të Zvicrës festonin ardhjen e pranverës duke shkatërruar një dordolec, si mesazh që bora dhe i ftohti po kalojnë. Ai ndërlidhet edhe me aspektin emocional, duke përçuar butësi.

Related posts