Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj ka bërë të ditur se në emër të grupit parlamentar të kësaj partie ka dorëzuar projekt-rezulutën për shtesat për të gjithë fëmijët në Republikën e Kosovës.
Ajo është shprehur e bindur se kjo iniciativë do të mbështetet nga të gjithë deputet, pasi është interes i përgjithshëm i vendit dhe e drejtë e pakontesuteshme për këtë kategori, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Shtesa për çdo fëmijë në Republikën e Kosovës!
Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dorëzova projekt-rezolutën për shtesat për të gjithë fëmijët e Republikës së Kosovës. Një nismë drejt dinamizimit të politikave familjare. Të bindur se kjo iniciativë do të mbështetet nga të gjithë deputetët; jo veç pse është premtim i Kryeministrit Haradinaj, por sepse ky parim i universalitetit dhe solidaritetit familjar në shtesat për fëmijë, sot është interes i përgjithshëm i Kosovës, dhe përtej kësaj e drejtë e pakontestueshme për këtë kategori.
Reformë e sistemit, solidaritet familjar. Vazhdojmë./Indeksonline/