970×90
970×90
970×90
970×90

Abdixhiku: Brenda LDK-së kemi gra e zonja që nivelin e përfaqësimit politik, e kanë në standarde të paarritshme

Abdixhiku: Brenda LDK-së kemi gra e zonja që nivelin e përfaqësimit politik, e kanë në standarde të paarritshme

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur një fjalim emocional në “Turneun e Ndryshimit”, që sonte ishte me Forumin e Gruas së kësaj partie.

Abdixhiku ka thënë se brenda LDK-së ka gra e zonja që nivelin e përfaqësimit politik, e kanë në standarde të paarritshme.

“Ato bëjnë vet politikën, bëjnë vet vendimmarrjen. Jam i lumtur po ashtu që në listën e ardhshme për deputetë të Kuvendit të Kosovës, në listën e fitores së madhe të 9 shkurtit, kemi plot 38 gra, që nesër do të përfaqësojnë shtetin me dinjitet, do të bëjnë politika të drejta, e do të shtyjnë kauza të domosdoshme”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se duhet kujtuar se  historia gjithmonë është formuar nga gra që refuzuan të pranojnë më pak.

“Vet rruga e Kosovës drejt lirisë, demokracisë dhe progresit është shtruar nga pa fund gra—nëna, bija, aktiviste dhe udhëheqëse—që besuan se një e nesërme më e mirë ishte e mundur. Dhe kjo e nesërme erdhi. Dhe kur gruaja kosovare ka arritur të bëjë të mundur këtë realitet, këtë të sotmin, jam i bindur, jam shumë i bindur, se sfida e barazisë është sfidë krejt e lehtë!”, ka thënë Abdixhiku.

Në fjalimin që ka mbajtur në këtë forum, Abdixhiku fllimisht ka kërkuar falje për mungesën e bashkëshortes së tij, Albinës.

“Ajo rëndom nuk mungon në ngjarje si këto, por sonte, familja jonë e vogël kishim një ngjarje tjetër mu në të njëjtën kohë, mu në të njëjtën orë. Ajo, si një nënë e përkushtuar që është, po qëndron si prind i vetëm, në sallën ku një grua e ardhme, vajza jonë Era, mbanë performancën e vallëzimit të saj. E quan performancë të jetës këtë, ndonëse jeta e saj ende s’ka mbushur një dekadë”, tha Abdixhiku.

Ai tha se vajza e tij si shumë vajza tjera në Kosovë, ëndërrojnë që të jenë të lira, të suksesshme e të pavarura.

“Vajza ime para vetes ka modelin e jetës, nënën e saj, e cila, përveç sakrificës që bën në mbështetjen time, duhet të gjejë dhe kohën në mbështetjen e ëndrrimtares vallëzuese”, tha ai.

Abdixhiku tha se në këtë lidhje, e sheh gjithë madhështinë e gruas.

“Një grua që mbështetë një burrë, një grua që mbështetë një vajzë, një grua që lë gjithçka tësaj, që të tjerët të kenë gjithçka! Në historinë e Erës dhe Albinës, gjejë gjithë historinë e grave e vajzave kosovare”, tha ai.

Kjo histori e bukur e juaj, tha Abdixhiki “duhet të jetë inspirim i yni sot, një inspirim që na jep forcë e fuqi, të gjithë bashkërisht, të bëjmë ndryshim”.

Related posts