“Nëse duam zgjidhje afatgjate për Kosovën, ajo nuk mund të bazohet tek ajo që Serbia ta njohë pavarësinë e saj”, ka thënë ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, i cili ka shtuar se është e qartë se Kosova nuk ka vullnet për kompromis.
Ai mendon se ende është larg zgjidhjes përfundimtare për Kosovën dhe shpalljes së referendumit në Serbi për të. Ende duhet kërkuar zgjidhjen për Kosovën, citon Novosti të ketë thënë Daçiq.
Ai ka vlerësuar se janë momente të rrezikshme edhe kërcënim për paqe të nxitura me insistimin e Prishtinës që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Këto kërcënime flasin se ata nuk duan kompromis, por duan që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës ose që ata me aksion ushtarak ta marrin veriun e Kosovës”, tha Daçiq.
Ai ka shtuar se pala kosovare duhet ta kuptojë se kanë ndryshuar rrethanat dhe se administrata amerikane nuk do të përkrahë atë që bën Kosova, ndërsa ka ndryshuar edhe Bashkimi Evropian.
“Situata në fund të fundit për ta do të jetë gjithnjë e më vështirë”, ka përfunduar Daçiq.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/daciq-paralajmeron-rrezik-ne-ballkan-shkak-kosova-552633/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright