Partitë politike mbrëmë kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në KQZ. Në krye të listave janë vendosur njerëzit kryesor të partive politike.
Më pas, janë rendit emrat tjerë të kandidatëve.
Si numër atraktiv për kandidatët është parë edhe numri 110, i cili është numrin i fundit në listë.
LVV, PDK, LDK dhe AAK-Nisma në fund të listës nuk kanë vendosur krejt figura të parëndësishme.
Partia e Albin Kurtit numrin e fundit ia ka lënë deputetit Sali Zyba, i cili zakonisht e merr këtë numër.
PDK-ja këtë “privilegj” ia ka dhënë kandidatit Ilirik Musliu, ish-drejtor në Komunë të Prishtinës.
Në listën e LDK-së, numrin 110 e mban Paris Guri, kryetari i Forumit Rinor të LDK-së.
Kurse, në koalicionin AAK-Nisma i fundit është renditur ish-deputeti, Rasim Selmanaj.