Ministrat e Jashtëm të BE-së u mblodhën sot në Luksemburg, por mosmarrëveshjet mes tyre bënë të mundur që të mos diskutohet çështja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Ndërkohë në një postim në Twitter thuhet se vendet e Bashkimit Europian kanë vendosur që BE të nisë pranimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Mirëpo ato kanë vendosur që ky hap të ndodhë në varësi të progresit të dy shteteve dhe reformave përkatëse që kanë ndërmarrë.