Në kohën kur situata gjeopolitike është e paqëndrueshme, është domosdoshmëri që infrastruktura kritike e shtetit të jetë prioritet! Infrastrukturë kritike është çdo infrastrukturë fizike apo virtuale, e cila është thelbësore në mbarëvajtjen e funksioneve kryesore në një shtet, si ujërat, energjia, shëndetësia, siguria, telekomunikimet etj.
Kosova e ka në fuqi kornizën ligjore për infrastrukturën kritike, por mungon zbatimi i saj!
Masat mbrojtëse që do të duhet të ndërmerren janë:
Funksionalizimi i Divizionit për Infrastrukturë Kritike në MPB;
Planet e reagimit emergjent në institucionet e objektet e infrastrukturës kritike;
Plani i Rimëkëmbjes pas sulmit, dëmtimit, të institucionit apo objektit të infrastrukturës kritike;
Caktimi i Koordinatorit dhe zv.Koordinatorit për Siguri në çdo institucion dhe objekt të infrastrukturës kritike;
Themelimi i njësisë për zjarrfikje dhe siguri brenda në institucionet si KEK, PTK, Ujësjellës, QKUK, etj.
Ushtrimet e punëtorëve të caktuar në mbrojtje dhe siguri në punë( ndihma e parë, zjarrfikje, masat themelore në siguri) në çdo institucion që listohet si pjesë e Infrastrukturës Kritike;
Bashkërendimi institucional dhe sektorit privat;
Vendosja e Kamerave Vëzhguese me autorizim të Agjencisë për Privatësi, në objekte;
Caktimi i sigurimit fizik ( të licensuar për këtë kategori) te objektet e rëndësisë së veçantë;
Vendosja e Sistemit të alarmimit fizik dhe virtual;
Lorik Lipoveci, njohës i çështjeve të sigurisë.