Ramush Ahmetaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka marrë pjesë në tubimin e AAK-së në Gjakovë, shkruan Gazeta Projekri.
Ahmetaj ka theksuar rëndësinë e mobilizimit për të siguruar një fitore bindëse për AAK-në, duke e përshkruar partinë si një forcë unifikuese dhe të vendosur për ndryshime pozitive. Ai gjithashtu ka vlerësuar liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, si faktor kyç për suksesin e partisë .
Postimi i plotë nga Ahmetaj:
Dje ishim në Gjakovën heroike, në përkrahje të Ardian Gjinit, Pal Lekajt, Lahi Brahimajt, Burbuqe Bakija-Deva, Teuta Haxhiut, Adea Rokës dhe Artan Nimanit, kandidatëve për deputet të ardhshëm, të cilët kanë vizion, kanë projekte dhe ide brilante për zhvillimin e Gjakovës dhe të Kosovës.
Ishim në përkrahje të Ardian Gjinit kryetarit më të mirë në Kosovë, i cili e ka bërë Gjakovën një Zvicer të dytë. Ardian Gjinin por edhe të gjithë kryetarët e komunave që vinë nga radhët e AAK-së janë bërë model i udhëheqjes dhe sukseseve të mëdha, janë model se si duhet të jetë një kryetar i Komunës. Kryetari i AAK-së z.Haradinaj, Kryeministri i ardhshëm i Kosovës tha sot se: Kandidatët për deputet të ardhshëm prezentuan planin për Kosovën Fituese, Zonen Ekonomike Amerikane, projekte këto që premtojnë mijëra vende pune, por që nuk u lejuan të realizohen nga qeverisja aktuale, e cila me mashtrime erdhi në pushtet.
Por edhe përkundër pengesave dhe neglizhencës së qeverisë aktuale Kryetari Ardian Gjini dhe kolegët e tij e bënë Gjakovën vend që nuk dallon nga qytetet më të mira të Evropës. Kjo ndodhi sepse Ardian Gjini me stafin e tij të bashkpunëtorve e dinë rrugën drejt suksesit. Fitorja është në anën e Ardian Gjinit dhe deputetve tjerë në ardhje. Urime!