Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin tregon se ka biseduar për transformimin e FSK-në
Thaçi, përmes një statusi në Facebook ka deklaruar se përgjatë kësaj bisede është diskutuar për domosdoshmërinë e lëvizjes përpara në finalizimin e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë të armatosur shumetnike dhe profesionale.
Postimi i plotë i Presidentit:
Sot zhvillova një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ne biseduam për domosdoshmërinë e lëvizjes përpara në finalizimin e procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një forcë të armatosur shumetnike dhe profesionale. Ushtrinë e Kosovës do ta bëjmë duke u koordinuar gjithmonë me aleatët tanë. HTH