970×90
970×90
970×90
970×90

Deçani nderon nënkolonelin Besnik Fana me çmimin “Qytetar Nderi”

Deçani nderon nënkolonelin Besnik Fana me çmimin “Qytetar Nderi”

Kuvendi i Komunës së Deçanit mbajti një mbledhje solemne me rastin e Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit.

Gjatë kësaj ceremonie, nënkoloneli Besnik Fana nga Shqipëria u nderua me titullin “Qytetar Nderi” për kontributin e tij të vyer në shërbim të lirisë dhe pavarësisë.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, vlerësoi lart rolin e nënkolonelit Fana, duke e cilësuar këtë akt si një nderim për gjithë ushtarët shqiptarë që kanë kontribuar në kauzën kombëtare.

“Në shenjë respekti dhe nderimi për 28 nëntorin, ditën e krenarisë dhe lavdisë shqiptare, kemi përzgjedhur nënkolonelin Besnik Fana jo si emër të përveçshëm, por si emër ku nderojmë luftëtarin shqiptar e ushtrinë e Shqipërisë. Kam nderin e madh të ju shpall qytetar nderi për komunën e Deçanit”, ka theksuar Ramosaj.

Në fjalën e tij, Ramosaj radhiti disa prej datave dhe ngjarjeve historike që simbolizojnë rëndësinë e muajit nëntor për kombin shqiptar.

“Nëntori është muaji i lindjeve dhe vendimeve kombëtare. Është muaji i Skënderbeut, nëntori i plakut Ismail Qemali, dita e flamurit tonë kombëtar. Përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe pavarësi mbetën në kujtesën tonë për të mos u harruar kurrë. Data 28 nëntor e vitit 1997 është data e shfaqjes së Ushtrisë sonë më të lavdishme ndër shekuj, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila lindi si një rreze shprese dhe drite”, wshtw shprehur ai.

Ceremonia përkujtoi gjithashtu gjeneralët dhe luftëtarët e UÇK-së, të cilët kontribuuan për çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për kombin shqiptar.

Related posts