970×90
970×90
970×90
970×90

Prokurorit të Shtetit i reagojnë Muratit: Synimet për të minuar punën e Prokurorisë Speciale do të dështojnë

Prokurorit të Shtetit i reagojnë Muratit: Synimet për të minuar punën e Prokurorisë Speciale do të dështojnë

KPK dhe Zyra e

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i kanë reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, që tha dje “Prokuroria Speciale është e interesuar ta luftojë Albin Kurtin, për t’ia bërë një argat opozitës”.

Këto dy institucione kanë kërkuar nga bartësit e funksioneve qeveritare të jenë më të kujdesshëm, të përmbajtur dhe të mos e pengojnë punën e prokurorëve në ushtrimin e ndjekjes penale dhe kryerjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore.

“Puna dhe veprimet e prokurorëve të shtetit, përfshirë këtu Prokurorinë Speciale, janë objektive, profesionale, të bazuara në ligj, prova dhe fakte.”

Në reagim thuhet se “tendencat e akterëve të partive politike, përfshirë këtu përfaqësuesit e Qeverisë, të cilët synojnë të minojnë kredibilitetin dhe profesionalizmin e Prokurorisë Speciale, kanë qenë dhe do të jenë të dështuara”.

KPK dhe ZKPSH kanë shtuar se e mbështesin Prokurorinë Speciale në ushtrimin e funksioneve të saj, përkatësisht në luftën e pakompromis ndaj të gjitha veprave penale që kjo prokurori i ka në kompetencë.

Kujtojmë se dje Murati e kritikoi ashpër Prokurorinë Speciale, duke thënë se ajo nuk është e interesuar të hetojë periudhën kur është përdorur më së shumti procedura e negociuar.

“Prokuroria Speciale nuk është e interesuar ta luftojë krimin dhe korrupsionin, por është e angazhuar për të luftuar Albin Kurtin, për t’ia bërë argatin opozitës” tha ai, duke i cilësuar kërkesat për dokumentacionin mbi “kontratën njëburimore” si një mënyrë për të manipuluar hetimet

Related posts