970×90
970×90
970×90
970×90

Qeveria e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut sot mbajnë mbledhje të përbashkët, kjo është agjenda

Qeveria e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut sot mbajnë mbledhje të përbashkët, kjo është agjenda

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut sot mbajnë mbledhje të përbashkët në Prishtinë, shkruan Gazeta Projekti.

Zyra e kryeministrit Albin Kurti e ka bërë të ditur agjendën finale për mbledhjen e përbashkët.

Në 10:30 – 10:45 pritet mbërritja e delegacioneve e më pas edhe ajo e kryeministrave.

Pas ceremonisë zyrtare dhe fotografisë së përbashkët, kryeministrat Albin Kurti dhe Hristjan Mickoski pritet ta zhvillojnë fillimisht një takim bilateral.

Këtë takim do ta pasojnë takimet bilaterale ndërmjet ministrave (homologëve) të qeverive, ndërsa më pas pritet të zhvillohet takimi ndërqeveritar.

Nënshkrimi i marrëveshjeve të parapara pritet të bëhet pas takimit.

Kurti dhe Mickoski do ta mbajnë më pas edhe një konferencë për media.

Agjenda mbyllet me një drekë zyrtare.

Related posts