Kandidati i AAK-së për deputet, Ramush Ahmetaj i ka reaguar Mërgim Lushtakut i cili tha se ka përfunduar koha kur partitë e vogla e kanë parë karrigen e kryeministrit si dhuratë, këto deklarata Lushtaku i tha pas propozimit të Ramush Haradinajt, i cili sot ka folur për një marrëveshje me LDK-në dhe PDK-në për ta marrë me rotacion pozitën e kryeministrit, shkruan Gazeta Projekti.
“Koha kur partitë e vogla e shihnin karrigen e Kryeministrit si dhuratë me rrotacion ka përfunduar. Kosova nuk ka nevojë për eksperimente politike dhe premtime boshe”, ka shkruar Lushtaku.
I menjëheréshem ka qenë edhe reagimi i Ahmetajt i cili ju kundërpërgjigj Lushtakut se reagimi i tij ishte i dëmshëm në radhë të parë për partinë ku ai shërben, por ishte i dëmshëm edhe për procesin nepër të cilin po kalon Kosova.
Postimi i plotë:
“Historia, është mësuese e madhe, njerëzit janë nxënës të kqinj”-Bismarku
Reagimi i Lushtakut lidhur me ofertën Qeveri me Rotacion të propozuar nga Kryetari i AAK-së z.Ramush Haradinaj, për partitë opozitare si koalicion i mundshëm për ta mundur të keqen që po i kanoset Kosovës nga grupacioni me mbështetje pansllave i Albin Kurtit, i cili e mbeshteti klanin pro-serb dhe pro-rus haptazi për të ardhur në pushtet në Maqedoni, njëjtë është duke vepruar edhe në Mal të Zi, për ti sjellë në pushtet të njejtat struktura.
Planeve të klanit të Millorad Dodikut dhe të mafias politike të Serbisë, për ti bërë edhe disa Republika Sërpska në hapsirat e ish-Jugosllavisë, për të krijuar trazira dhe luftëra të lokalizuara, ka marrë fund.
Në këto ujëra të turbullta të Ballkanit të trazuar, reagimi i Lushtakut ishte i dëmshëm në radhë të parë për partinë ku ai shërben, por ishte i dëmshëm edhe për procesin nepër të cilin po kalon Kosova.
Sigurishtë në mungesë të njohurive të kufizuara të Lushtakut i ka ikur nga mendja fakti se partitë e vogla që kanë program të qartë dhe mision kombëtar të trasuar, në të gjitha shtetet e botës e kanë rolin parsor edhe karrshi partive shumë të mëdha duke qenë katalizator i progreseve të mëdha dhe stabilitetit të brendshëm politik.
Lushtaku në këtë rast ka thënë diçka që nuk i takon, sikurse nuk i ka takuar xhelit ti mbathë patkojt e atit. Ata që nxisin luftëra dhe përqarje brenda llojit janë misionar të shitur.
Thirrja është bërë për strukturat që janë brenda llojit, që për Lushtakun e ri duhet kohë për ta kuptuar këtë thirrje që brenda saj është një projekt pothuajse i pandalshëm.
Imazhin e UÇK-së e shkatërruan njerëzit që e hudhen gurin dhe e fshehën dorën, që u paguan për ti denoncuar kundërshtarët politik, e në këtë luftë kaq të ndytë ka fituar pala e tretë që burimin politik dhe financiar e ka në Serbi.
Kjo shtresë i dëmton proceset e mëdha politike duke ja shkatrruar imazhin Kosovës, nuk është mirë që ju z.Lushtaku të bini pre e këtyre proceseve që janë prezente në mesin tonë që nga viti 2000 e këndej.
Është koha të bashkohemi shpirtërisht të gjithë njerëzit e të gjitha partive që e duan Kosovën të përparuar, të fortë, dhe të pavarur jasht ndikimit serb. Koha e fyrjeve dhe përqarjeve i takon të kaluarës, të punojmë për të ardhmën. Koha po punon për shqiptar, mos u ndaj nga rrugtimi se mbetesh i vetmuar z.Lushtaku.
E kuptoj hallin tënd por është i vogël karrshi Kosovës dhe kërkesave që ka Kosova për rrugëtim drejt Evropës dhe integrimit drejt Shqipërisë.