Daut Haradinaj ka takuar Sheh Tekijën në Resortin Belle, ku ka çmuar lartë rolin e vëllezërve Ahmetaj në rritjen e vlerave të turizmit malorë, shkruan Gazeta Projekti.
Postimi i plotë:
Pata kënaqësinë që të drekojmë bashkë me Sheh Tekijën në konakun e Ramush Ahmetajt në Belle. Djemtë e Smajl Ahmetajt prej vitesh po dëshmojnë përkushtim për rritjen e turizmit malor nëpërmes investimit super të qëlluar në gastronomi dhe hotelieri.
Në këtë konak bashkë me shehun e nderuar, biseduam për shumë tema, ku njëzeri i dhamë mbështetetje në garën për deputet luftëtarit të dalluar të orëve të para, Ramush Smajl Ahmetaj.