Familja Sokolaj nga fshati Pozhar i Deçanit, ka bërë apel për ndihmë pasi vajza e tyre vuan nga një sëmundje e rëndë. Ata, me anë të një komunikate kanë sqaruar edhe rrethanat e sëmundjes dhe menyren e pagesës pasi shuma është e papërballueshme per ta.
Njoftimi i plotë:
Përshëndetje njerëz të vullnetit te mirë!
Vajza jonë Eduarta ( Mujë) Sokolaj e lindur me
07.11.2006 Deçan, para ca dite është diagnostifikuar me një sëmundje te rëndë, trajtimi i së cilës nuk kryhet ne Kosovë, andaj dje me datë 06.11.2024 e kemi dërguar për trajtim në spitalin Acibadem, në Turqi, ku kostoja totale e sherimit te saj sillet rreth 200.000€, shumë kjo e papërballueshme për familjen.
Nese behemi te gjithë së bashku do të arrijmë shumën e kërkuar!
Më poshte gjeni të dhenat e llogarisë bankare, ku ju mund të kontribuoni:
Banka Ekonomike
IBAN: XK051403000033012283
SWIFT CODE: EKOMXKPRXXX.
Ju falenderoj perzemërsisht të gjithë ju që keni gadishmërinë dhe vullnetin për te na ndihmuar në këtë iniciativë të shenjtë!
Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!
Me respekt, Familja Sokolaj Fshati Pozhar