Nick McMohan, 40 vjeç, ka bërë 10.000 foto për ta kujtuar jetën e tij, pasi që pas një aksidenti me biçikletë ka humbur kujtesën e 10 viteve të fundit duke përfshirë ditën e dasmës së tij dhe lindjet e dy fëmijëve.
Ky baba ka dokumentuar rreth 10.000 fotografi pas aksidentit tragjik i cili tani më i ka shkatërruar aftësinë të krijojë kujtime dhe e ka lënë atë si një i sëmurë me Alzheimer.
Nick McMahon, doli për një shëtitje me biçikletë në vitin 2011 ku u pengua në rrugë, fluturoi nga biçikleta dhe ra me kokë. Edhe pse McMahon kishte të veshur helmetën, truri i tij u përplas me pjesën e përparme, duke shkaktuar probleme të pariparueshme në lobin e parshëm – një pjesë e trurit e cila i kontrollon kujtimet dhe emocionet.
Tani ky baba në pamundësi për t’i mbajtur mend ato që i bënë, duhet të fotografojë çdo gjë që bën me familjen e tij, në mënyrë që të shikojë fëmijët e tij se si po rriten.
Përveç humbjes së shumë kujtimeve si dasmën e tij, vdekjen e babait të tij dhe lindjet e dy djemve, Nick-ut pas aksidentit i është shfaqur edhe epilepsia.
Shumë herë ai harron se ku është, kush është gruaja e tij dhe çfarë ka qenë duke bërë. Gruaja e tij Emma, ka qenë një menaxhere në bankë mirëpo pas aksidentit ajo ka lënë punën për t’iu përkushtuar plotësisht burrit e saj, ajo thotë që është mirënjohëse dhe falënderuese që ai është akoma gjallë.
Sipas Emma McMahon ata po e ndajnë periudhën e tyre të hidhur me të tjerët në mënyrë që edhe të tjerët ta kuptojnë historinë e tyre dhe ndoshta do tu ndihmojë personave që po kalojnë në të njëjtën periudhë.
Ajo thotë se ndonjëherë burri i saj i harron gjërat për 5 minuta, ndonjëherë i kujton ato për dy javë dhe më pas i harron prapë.
Çifti tani janë fokusuar që të krijojnë kujtime të lumtura me fëmijët e tyre Conor, 13 vjeç, dhe Ryan, 8. Nick McMahon tani i bën foto çdo momenti që kalon me familjen e tij.