Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka lënë mundësinë e hapur që ai të bashkohen në Lëvizjen Vetëvendosje. Në një prononcim për Gazetën Express, Tahiri ka thënë s’e ende s’e ka bërë hapin përfundimtar, por që kjo pritet të ndodhë “shumë shpejt”.
“Jam duke diskutuar me miq, dhe e kuptoj që këshilltarët e rinj janë shumë të mençur. Konsultohem edhe me njerëz të historisë, që kanë njohuri për Kosovën dhe për kombin”, është shprehur Tahiri.
Këngëtari i transferuar në politikan, edhe më herët e kishte shprehur një simpati ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kohë më parë, kur Kurti po ndiqej penalisht për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, Tahiri si rrallë anëtar i pozitës, i kishte dalë në ndihmë Kurtit, shkruan Insajderi.
Ai kishte shkruar se Kuvendi i Kosovës, nuk është i njejtë pa Albin Kurti, teksa ky i fundit po arrestohej nga ana e Gjykatës.
Postimi i Labinot Tahirit më 7 dhjetor 2017.
Shkrim për Albin Kurtin!
Në një kohë kur gjërat duken shumë të trubëllta në vendin tonë, lidhur me qëto ngjarje të Demarkacionit e shumë të tjera, k’jo foto që po e shoh sot, më iritoj tej mase, derisa e shoh Deputetin e kuvendit të Kosovës ‘Albin Kurtin’ , i prangosur para gjykatës sonë, apo para policisë sonë!!!!!!
POLITKA NUK PO TË PYETKA SE A JA DO TE MIRËN VENDIT APO TË KEQËN?!
Kush të qohet i pari po të vendoska prangat në duar.
Albin Kurti, sinqerisht sot ndjej keqardhje për ty, ndoshta dhe unë nesër mund të dukëm kështu si ti sot, ama kur drejtesia flet për të gjithë atëherë ka dhe shumë të tjerë që ju shkojnë prangat për shtatti..!
Dhe të drejtën me ta thënë, nuk po i ka hije kuvendit pa qenë edhe ti aty.
Sinqerisht, LABINOT TAHIRI FERIZAJ KOSOVË E SHQIPËRISË.