Dita Botërore e Shëndetit Mendor (çdo 10 Tetor që prej vitit 1992) ka në fokus ndërgjegjësimin, sensibilizimin, sjelljen në nivel global lidhur me shëndetin mendor.
Synimi kryesor i kësaj dite është sigurimi i një komuniteti i cili kupton, pranon, por edhe luan rol aktiv në krijimin e një shoqërie që gëzon shëndet mendor.
Sipas të dhënave të OBSH-së, një në tetë persona në nivel global ka dëmtim të shëndet mendor, gjë që ndikon në shëndetin fizik dhe mirëqenien e përgjithshme.
Në ditët e sotme, për shkak të ndryshimeve intensive ndaj të cilave jemi të ekspozuar në mjedis, një numri të madh detyrimesh dhe një stili jetese të shpejtë, ndodh shpesh që t’i vendosim të fundit nevojat tona dhe të harrojmë se përveç shëndetit fizik, jo më pak nuk është edhe shëndeti ynë mendor.
Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor dhe vëmendjes së rekomandimeve të specialistëve
-Ç’rregullimet mendore prekin qindra milionë njerëz në çdo pjesë të botës dhe ndikojnë në jetën e të afërmve. Një në katër veta preket nga ndonjë çrregullim mendor në një moment të jetës.
Depresioni është kontribuesi kryesor i paaftësisë në mbarë botën. Skizofrenia dhe çrregullimi bipolar janë ndër çrregullimet më të rënda që shkaktojnë paaftësi. . . . Ndonëse prekin një numër marramendës njerëzish, ç’rregullimet mendore mbahen fshehur, lihen pas dore dhe paragjykohen.
Të kuptojmë ç’rregullimet mendore!!
Çfarë janë sëmundjet mendore? Specialistët i përkufizojnë ç’rregullimet mendore si mosfunksionim serioz në mënyrën e të menduarit të dikujt, në kontrollimin e ndjenjave dhe në sjellje. Kjo gjendje shpesh e pengon personin në marrëdhëniet me të tjerët dhe të përballojë sfidat e jetës.
Shkalla e simptomave mund të ndryshojë për nga kohëzgjatja dhe intensiteti, në varësi të individit dhe të sëmundjes specifike e rrethanave. Mund të preken njerëz të ç’do gjinie, moshe, kulture, race, feje ose arsimimi dhe gjendjeje ekonomike. Ç’rregullimet e shëndetit mendor nuk shkaktohen nga ndonjë dobësi e personit ose nga ndonjë e metë karakteri. Me anë të kujdesit të duhur shëndetësor, individët mund të kurohen e të bëjnë jetë normale e me kuptim.
SI T’I PËRBALLOSH ÇRREGULLIMET MENDORE�1. Ndiq trajtimin që të kanë rekomanduar specialistët e kualifikuar të shëndetit mendor. ��2. Mbaj një program ditor të ekuilibruar dhe të qëndrueshëm.�3. Merru me aktivitete fizike.�4. Fli mjaftueshëm.�5. Lër kohë ç’do ditë që të çlodhesh.�6. Ha shëndetshëm dhe me ekuilibër.�7. Kufizo pijet alkoolike dhe ilaçet që nuk përfshihen në recetën tënde.�8. Mos u veço; kalo kohë me njerëz të besueshëm që ta duan të mirën.
Psikologe Marsela Lekli