970×90
970×90
970×90
970×90

“Peja goes clubbing” vazhdon traditën me Monaco Night Dinner

“Peja goes clubbing” vazhdon traditën me Monaco Night Dinner

Afrim Nikqi është një mjeshtër i shquar i gastronomisë dhe themelues i restorantit “Peja” në qytetin Lorach të Gjermanisë. Me përvojë dhe pasion të madh për kuzhinën, ai ka arritur të krijojë një reputacion të veçantë në skenën gastronomike në shtetin e Zvicrës dhe Gjermanisë. Si shef kuzhine i jashtëzakonshëm, Afrim Nikqi nuk është kufizuar vetëm te drejtimi i restorantit, por ka zgjeruar veprimtarinë e tij duke ofruar edhe produkte unike, që e dallojnë atë nga konkurenca. Shkruan “Gazeta Projekti”.

Me këtë përkushtim ndaj gastronomisë dhe inovacionit, Afrim Nikqi ka krijuar një trashëgimi që jo vetëm që pasuron kulturën e kuzhinës në Gjermani, por gjithashtu promovon identitetin e tij kulturor shqiptar në një skenë ndërkombëtare.

Si mjeshtër i gastronomisë ai vazhdon të zgjerojë ndikimin e tij në botën e kulinarisë duke organizuar evente speciale të nivelit të lartë. Ky evente që ka tërhequr vëmendje të veçantë është “Monaco Night Dinner” një mbrëmje e cila pritet të organizohet në vendin “Candela” të Baselit ku do të shfaqë kreativitetin dhe mjeshtërinë e tij në krijimin e përvojave unike me një traditë tashmë të sofistikuar.

“Monaco Night Dinner” është një nga eventet më prestigjioze që Nikqi do të organizon, duke sjellë elegancën në një mbrëmje të veçantë gastronomike me muzikën më të mirë të kohës e cila pritet të lëshohet nga, Tmp Deelay dhe Sebastian Courtier.

Ky event tërheq klientë ekskluzivë dhe entuziastë të kulinarisë nga rajoni dhe më gjerë, të cilët vlerësojnë shijet unike dhe prezantimin e rafinuar të ushqimit. Me një menu të kuruar me përpikëri, Afrim Nikqi arrin të krijojë një atmosferë luksoze që pasqyron frymën dhe kulturën e Monakos.

Candela Basels Presents është një event i shquar, i cili kombinon përvojën kulinare me artin dhe kulturën. Ky event është i njohur për ndërthurjen e muzikës së drejtpërdrejtë, performancave artistike dhe një menu të pasur që paraqet krijimet gastronomike të Afrimit. “Candela Basels” ofron një përvojë të gjithanshme për pjesëmarrësit, duke e bërë këtë event një nga më të kërkuarit për ata që kërkojnë jo vetëm një vakt të shijshëm, por edhe një natë argëtuese dhe të veçantë.

Përmes një prononcimi në “Gazeta Projekti”, Nikqi thotë se ky event ka një traditë nga viti 2004 ku fillimisht ishte organizuar në Restaurantin “Peja”. 

“Është një organizim që e bëjmë nga viti 2004 fillimisht në Restaurantin Peja, ku më vonë kemi vazhduar të organizojmë mbrëmje në vende tjera të ndryshme është event që organizihet mbrëmjeve pas darkës” thotë Nikqi.

 

Screenshot

 

 

Related posts