970×90
970×90
970×90
970×90

Osmani merr mbështetje nga presidenti i Gjermanisë

Osmani merr mbështetje nga presidenti i Gjermanisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në Berlin nga presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Presidenca gjermane tha se Steinmeier i tha Osmanit se Gjermania është e interesuar për stabilitetin në rajon dhe anëtarësimin evropian të Kosovës.

Ai tha se Gjermania është shumë e interesuar për stabilitetin e rajonit dhe e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Europës.

“Gjermania është shumë e interesuar për stabilitetin e rajonit dhe e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian dhe Këshillin e Europës, theksoi Presidenti gjerman  gjatë bisedimeve. Vendi duhet të punojë për t’i krijuar kushtet e nevojshme për këtë”, thuhet në njoftimin e Presidencës në Gjermani.

Osmani ka udhëtuar dje në Gjermani, ndërsa është takuar paraprakisht edhe me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, me të cilën tha se rikonfirmuan “partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”.

Presidentja tha pas takimit me kryediplomaten gjermane se “Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euro-atlantik si dhe për çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike”, dhe se “puna jonë e përbashkët është rruga që shpie drejt sukseseve”.

Related posts