970×90
970×90
970×90
970×90

Nuk ekzekutohen pagat për Komunën e Shtimes

Nuk ekzekutohen pagat për Komunën e Shtimes

Ministria e Financave përmes një njoftimi të bërë në Facebook ka bërë të ditur se ndaj një pjese të punonjësve të Komunës së Shtimes nuk janë ekzekutuar pagat gjatë ditës së sotme, shkruan Gazeta Projekti.

Si pasojë e rasteve përmbarimore, Ministria e Financave thotë se disa komuna kanë filluar të kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave qysh tani, duke përmendur këtu Shtimen si komunë e cila nuk ka bërë korrigjimet dhe përshtatjet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutimin e pagave të muajit shtator, ani pse siç thonë se i kanë njoftuar paraprakisht.

“Me qëllim që të mundësohet ekzekutimi i pagave për të gjithë punonjësit e komunës, Thesari i ka dërguar në vazhdimësi njoftime Komunës së Vitisë, përfshirë edhe ditën e djeshme, të cilëve u është dhënë mundësia gjatë gjithë ditës duke i pritur që t’i bëjnë rregullimet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutim të plotë të pagave”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Ministria thotë se vetë sistemi me automatizëm i ka refuzuar sot ekzekutimet për programet që nuk kanë buxhet të mjaftueshëm, ndërsa pagat e shtatorit janë ekzekutuar për Kryetarin, administratën dhe programet tjera.

“Pra, për zyrën e kryetarit, administratën dhe programet tjera sistemi ka bërë ekzekutimin e pagesave, por jo edhe për programet e arsimit fillor e të mesëm, sepse komuna nuk është siguruar që në këto dy programe ka buxhet të mjaftueshëm.

Duke qenë të vetëdijshëm për situatën e të punësuarve dhe nevojën për të pranuar pagën e tyre, MFPT është e gatshme që kurdo që Komuna e Vitisë bën përshtatjet e nevojshme dhe siguron buxhetin e mjaftueshëm, të bëjmë një ri-ekzekutim të pagave vetëm për këto dy programe”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Related posts