970×90
970×90
970×90
970×90

Nga Juniku 20 vjet më parë Richard Holbrooke, bëri njohjen ndërkombëtare të UÇK-së

Nga Juniku 20 vjet më parë Richard Holbrooke, bëri njohjen ndërkombëtare të UÇK-së

Sot në Junik  është mbajtur  manifestimi jubilar për nderë të 20-vjetorit të vizitës së diplomatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Holbrooke. Vizita u bë kullave të Junikut, të cilat në atë kohe u kishin qëndruar heroikisht sulmeve të forcave serbe, së bashku me djemtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Richard Holbrooke kishte takuar komandantet e e zonës Lum Haxhiu dhe Gani Shehun ku kishte zhvilluar bisedë direkte me ta saktësisht në Oden e Shalajve.

Nga kullat e Junikut, Richard Charles Albert Holbrooke kishte  përcjell mesazhin tek ndërkombëtarët se UÇK-ja nuk ishte një organizatë terroriste siq ishte paraqitur nga propaganda serbe, mirëpo  një ushtri që kishte  organizim të mirëfilltë, qe po luftonte për lirinë dhe mbrojtjen e tokës së vet. Shkruan Gazeta Projekti.

Kryetari i Komunës se Junikut z. Agron Kuçi e kujtoj këtë date të veçantë si njëra ndër datat me historike për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në atë kohe.
Sepse njohja e UÇK-së bashkoj shume miq ndërkombëtare të cilët dolën në krahë te çlirimtarëve dhe larguan pushtuesin nga këtu.

Në këtë takim morën pjese Ministri i Infrastrukturës z. Pal Lekaj, Gjenerali i FSK-së z. Nazmi Ibrahimi, ish zëdhënësi i UÇK –së Lumë Haxhiu i cili promovoi edhe librin e tij kuhtuar kësaj ngjarje “Takim në Junik” , deputete znj. Teuta Haxhiu , përfaqësues te organizatave te luftës dhe qytetare nga Junikut dhe më gjerë. Transmeton Gazeta Projekti.

Related posts