970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

AGK i reagon Kurtit pas sulmit ndaj mediave: Shqetësuese, ftojmë kryeministrin të përmbahet

AGK i reagon Kurtit pas sulmit ndaj mediave: Shqetësuese, ftojmë kryeministrin të përmbahet

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ka reaguar kryeministrit Albin Kurtit, pas sulmit të fundit që ua bëri mediave.

AGK përmes një komunikate për media ka dënuar gjuhën sulmuese të Kurtit.

“AGK-ja e sheh me shumë shqetësim një përpjekje të tillë të papranueshme për të minuar kredibilitetin e mediave në Kosovë pa asnjë fakt dhe argument, duke hedhur akuza drejt mediave se “paguhen nga regjimet e kaluara” për kinse prodhimin e lajmeve të rreme dhe dezinformatave lidhur me Byronë për Verfikim dhe Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme” – thuhet aty.

Tutje, AGK ka përmendur se Kosova ka shënuar rënie prej 19 vendesh ën raportin e fundit të Reporterëve Pa Kufij.

“Në raportin e fundit të Reporterëve Pa Kufij, Kosova ka shënuar rënie drastike prej 19 vendesh sa i përket lirisë së shtypit, andaj ftojmë Kryeministrin Albin Kurti të përmbahet nga fushata të tilla dhe nga paralajmërimet e tij politike për përndjekje dhe mësymje ndaj mediave e gazetarëve mbi aludime të pa argumentuara, gjë që e përkeqëson edhe më tej situatën në vend sa i përket lirisë së medias dhe ambientit të të bërit gazetari”.

Related posts