Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese.
Delawie, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se politika nuk ka vend në Kushtetutë dhe të mos ketë vonesa në emërimin tre gjyqtarëve të kualifikuar të Gjykatës Kushtetuese.
“Politika nuk ka vend në kushtetutë. Jo më shumë vonesa: Asambleja duhet të emërojë tre gjyqtarë të kualifikuar të Gjykatës Kushtetuese tani. Gjykata më e lartë thelbësore e Kosovës mund të funksionojë dhe të mbrojë #Sundimineligjit”, ka shkruar Delawie. /Telegrafi/