970×90
970×90

Abdixhiku: Kushtrimi po bie në Kosovë na pret një fushatë e bukur

Abdixhiku: Kushtrimi po bie në Kosovë na pret një fushatë e bukur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, qëndroi  dje në Viti, ku takoi zyrtarë të partisë atje në hapjen e zyreve të reja të kësaj partie.

I shoqëruar nga kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, Abdixhiku u shpreh se i pret fushatë e bukur përpara.

Postimi i Abdixhikut i bërë mbrëmë:

Sonte në Viti

Së bashku me mikun tim Sokolin, në hapjen e zyreve të reja aty. Ishim mes veprimtarëve e veprimtareve me përplot entuziazëm e gatishmëri – për veprim, për Lidhjen për vet Republikën!

Na pret një fushatë e bukur përpara. Jemi gati dhe jemi një! Dhe një gjë është e sigurtë që tani – të djathtit e LDK-së janë bashkë, të fortë dhe në këmbë! Kushtrimi po bie në Kosovë!” shkroi Abdixhiku në Facebook.

Related posts