Nga: Adelina Pali
Në të gjithë vorbullën e shoqërisë tonë, do të ishte një mungesë e madhe nëse do të mungonte mirësia. Mirësia është virtyt, është gjëja më e çmuar që mund të ketë ndokush, është skena ku duhet ta shpalosim atë me gjithë zemër.
Por ka miresi që sot merret dhe shpaloset si dobesi. Herë – herë nuk kuptohet, ose e keqja më e madhe është se të kthehet shpina
edhe pse ke fal shumë mirësi dhe dashuri. Kjo është e dhimbshme. Është therëse. Është zhgënjyese.
Por ne sërish vazhdojmë të falim mirësi, sepse ajo mund të arrijë shumë. Mirësia bën që keqkuptimi dhe armiqësia të avullojnë ndër kohë. M’u kujtua një shprehje e hershme prusiane: “Nëse do që të mundësh një armik, bëje mik!” Kjo tregon qartazi se vetëm mirësia dhe toleranca mund të mposhtë këdo.
Unë fal! Do fal sepse kjo jam. Mbajeni mend! Nuk ka gjë më të shenjtë në botë se sa të falësh qoftë dhe me një akt të vogël miresi. Kushdo që bën një akt mirësie, do bëjë të mundur të binte këdo ziliqar, cmirexhi, tekanjoz,
dashakeq… Vjen një ditë që kushdo do të pozicionohet i turpëruar edhe pse në heshtje, kur do të kuptojë se gjithçka me keqdashje ose mosmirënjohje që ka shprehur apo vepruar, do bie përdhe dhe do mundet nga mirësia,..
Le të bekohen kushdo qe jep mirësi, ashtu si edhe ata që e pranojnë atë … Ndryshe mallkimi do bjerë mbi këdo që abuzon në MIRËSINË e vyer njerëzore …!