Kryeministri Albin Kurti ka shkruar pas lojës së mbrëmshme të Kosovës me Rumaninë, e cila pësoi humbje prej 3 me 0.
Kurti tha se ekipi kosovar pati një mbrëmje të vështirë, por se duhet të mbështeten.
“Ekipi ynë pati një mbrëmje të vështirë. Nuk ishte fillimi që e dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi. I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë. Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë. Forca Kosovë!”