Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen me armë zjarri të dielën mbrëma në lagjen Aktash në Prishtinë. Polica ka konfirmuar se një burrë ka vdekur në vendin e ngjarjes. Nacionale ka qënduar mbrëmë në vendin e ngjarjes dhe në QKUK, ku po trajtohen të plagosurit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë ka vdekur në vendin e ngjarjes nga përpalasja me armë zjarri mes dy grupeve në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Sipas policisë, të lënduar nga ky rast kanë mbetur 5 persona të cilët po trajtohen në QKUK dhe janë nën masën e arresti dhe në mbikëqyrje të policisë.
“VRASJE E RËNDË NË BASHKËKRYERJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë /01.09.2024 – 22:04. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
“Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion.” – thuhet tutje.
Ndërkohë, Nacionale ka qëndruar në vendin e ngjarjes të dielën mbrëma.
Në gjuajtjen me armë që ndodhi në lagjen “Aktash” në Prishtinë, janë përfshirë familja Gashi (të njohur ndryshe si ‘Capat’) dhe familja Sekiraqa.
Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin
Ademi, janë personat e plagosur, sipas Sinjalit. Sipas mediumit, Sekirqara dyshohet se ka marrë plagë në këmbë.
Të shtënat dyshohet se kanë qenë pasojë e konfliktit midis familjeve Sekiraqa dhe Capat, në dritën e një incidenti të mëparshëm që përfshinte një të plagosur nga familja Capat disa muaj më parë.