970×90
970×90
970×90
970×90

AKV “Deçani” fiton dy çmime në festivale ndërkombëtare

AKV “Deçani” fiton dy çmime në festivale ndërkombëtare

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani”, ka triumfuar në dy festivale ndërkombëtare, duke marrë çmimin kryesor “Etno Ansambli më i mirë i Festivalit”, në Festivalin në Kukaj dhe çmimin e dytë në Festivalin “Jehona e Vjosës”, në Memaliaj të Shqipërisë.

Ky sukses është një dëshmi e përkushtimit dhe talentit të anëtarëve të ansamblit.

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani” gjatë përformncës në “Etno Fest”/ Foto nga Bahkim Ramosaj, Facebook

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në faqen e tij në Facebook i ka përgëzuar anëtarët e AKV “Deçani” për këto arritje, duke theksuar krenarinë e madhe që i pari i këtij vendi ndjen për fitimin e këtyre dy çmimeve.

AKV “Deçani” në Festivalin “Jehona e Vjosës”/ Foto nga Bashkim Ramosaj, Facebook

“Ju faleminderit që me çdo paraqitje na bëni të ndihemi krenarë dhe që me sukseset tuaja po e përfaqësoni Deçanin dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Ramosaj transmeton Telegrafi.

Performanca në “Etno Fest”/ Foto nga Bashkim Ramosaj, Facebook

AKV “Deçani” mbetet një ambasador i denjë i artit dhe kulturës shqiptare, duke e vendosur Deçanin në hartën e kulturës ndërkombëtare.

Related posts