970×90
970×90
970×90
970×90

Prokuroria Speciale fton per intervistim Sami Kurteshin

Prokuroria Speciale fton per intervistim Sami Kurteshin

Sami Kurteshi ka thënë se është ftuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda për marrje në pyetje në lidhje me deklaratat për rastin Dehari.

“Më 16 gusht 2024, me autorizimin e prokurorit special Bekim Kodraliu, kam pranuar thirrje nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda për marrje në pyetje me datë 20 gusht 2024, në lidhje me deklaratat e bëra në konferencën për media me rastin e pensionimit të Afrim Shefkiut, i ngarkuar me rastin e Astrit Deharit, të mbajtur para Prokurorisë Speciale.”

“Pas marrjes në pyetje të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu nga Prokuroria Speciale si dëshmitare për rastin, pas deklarimit publik në rrjetet sociale, në lidhje me rastin A. Dehari, po për deklarimin publik në konferencë për media për rastin Dehari, më thirr për marrje në pyetje edhe mua!”

Ai ka thënë se kjo “sjellje” e Prokurorisë zgjon pyetjet se “a po rifillon hetimi i njdëmendtë i rastit” apo “po bëhen përpjekje e njëmendtë për humbjen e gjurmëve të vrasjes së Astritit”.

“Kjo sjellje e prokurorisë në thelb nxjerr dy pyetje thelbore:

– A po ri-fillon hetimi i njëmendtë i rastit A. Dehari nga Prokuroria Speciale?

– Apo po bëhet përpjekje e njëmendtë për humbje të gjurmëve të vrasjes së Astritit?”

Ai ka thënë se koha po vonon por e drejta nuk shuhet.

“Sidoqoftë, #DrejtësiapërAstritin do të arrijë! Koha vonon, por e drejta nuk shuhet! E drejta domosdo del në shesh!”

Ai ka publikuar ftesën.

Related posts