970×90
970×90
970×90
970×90

Osmani takohet me Hovenier, flasin për zhvillimet e fundit në vend, koordinimin dhe caktimin e datës së zgjedhjeve

Osmani takohet me Hovenier, flasin për zhvillimet e fundit në vend, koordinimin dhe caktimin e datës së zgjedhjeve

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Presidenca, Hovenier e Osmani kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend në fushën e sigurisë dhe koordinimin e rregullt për tema të interesit nacional, shkruan Reporteri.net.

“Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe koordinimi i rregullt për tema të interesit nacional ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm”, thuhet në njoftim.

Në takim është diskutuar edhe lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare.

“Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për mbarëvajtjen e procesit të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe për përkushtimin e plotë për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm”, thuhet në njoftim

Related posts