970×90
970×90
970×90
970×90

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar një rast pozitiv të Virusit të Nilit Perëndimor në Kosovë.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se pacienti është i gjinisë mashkullore, 59-vjeçar nga Komuna e Fushë e Kosovës. Nga ky institut kanë bërë të ditur se simptomat e para për personin në fjalë kanë filluar që nga data 22 korrik, ndërsa kanë bërë të ditur se nga data 27 qershor deri më 29 ai ka qëndruar në Shëngon, e më pas nga data 13 korrik deri më 22 korrik në Ulqin.

Aktualisht, 59-vjeçari po trajtohet në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Poashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton qytetarët se situata epidemiologjike është e qetë dhe po përcillet me kujdes të shtuar.

Njoftimi i plotë:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar sot me datë 07.08.2024 përmes Laboratorit të Mikrobiologjisë një rast pozitiv të Virusit të Nilit Perëndimor (West Nile Virus).

Bëhet fjalë për një pacient të gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1965, nga komuna e Fushë Kosovës, i hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së me datën 29.07.2024, për shkak të simptomave si lodhja dhe temperatura e lartë.

Këto simptoma te pacienti kanë filluar me datën 22 korrik 2024, ndërsa pas trajtimit ambulantor, ai është hospitalizuar me datën 29 korrik në Klinikën Infektive të QKUK-së për evaluim dhe trajtim të mëtejmë mjekësor.

Pacienti nga data 27.06.2024 deri më 29.06.2024 ka qëndruar në Shëngjin-Shqipëri, ndërsa nga data 13.07.2024 deri më 22.07.2024 ka qëndruar për pushime në Ulqin. Simptomat i janë paraqitur menjëherë pas kthimit nga Ulqini.

Pacienti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Duke qenë që prej muajit të kaluar disa vende të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kishin raportuar raste të Virusit të Nilit Perëndimor si: Spanja, Italia, Greqia, Austria, Hungaria, Franca, Serbia dhe, së fundi edhe Shqipëria, IKSHPK-së ka ngritur nivelin e vigjilencës dhe këshilluar qytetarët që të ndjekin rekomandimet e dhëna në vazhdimësi për të paradaluar rastet e Virusit të Nilit Përendimor.

IKSHPK i njofton, gjithashtu, qytetarët se situata epidemiologjike është e qetë dhe po përcillet me kujdes të shtuar.

Në vijim të këtij njoftimi, IKSHPK ju ri-sjell informacionet për Virusin e Nilit Perëndi

Related posts