Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje qytetarëve serbë të Kosovës të mos bijnë pre e politikave, siç i ka quajtur ai “shkurtpamëse”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një postimi të bërë në Facebook, Haradinaj thotë se Ura e Ibrit duhet të jetë simbol i një jete të përbashkët.
“Ndarjet e përplasjet na rikthejnë në memorie të kaluarën e tragjeditë tona”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Qytetarë serbë të Kosovës,
Urat dhe rrugët duhet të na lidhin e jo të na ndajnë. Mos u bëni pre e politikave shkurtpamëse e të protestoni kundër lëvizjes së lirë.
Ura e Ibrit duhet të jetë simbol i një jete të përbashkët e të pa alternativë.
Liria e lëvizjes si vlerë universale është e sotmja dhe e ardhmja.
Ndarjet e përplasjet na rikthejnë në memorie të kaluarën e tragjeditë tona.