970×90
970×90
970×90
970×90

Aksidenti me vdekje në Shtupeq të Rugovës – arrestohet personi i lënduar, tha se nuk ishte ai shoferi

Aksidenti me vdekje në Shtupeq të Rugovës – arrestohet personi i lënduar, tha se nuk ishte ai shoferi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për aksidentin me fatalitet që ka ndodhur të shtunën në Shtupeq të madh në Rugovë të Pejës.

Në aksident ishte e përfshirë një motoçikletë 4 rrotëshe në të cilin ishin dy persona, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa tjeri ka marr lëndime.

Sipas policisë, fillimisht i lënduari ka deklaruar në polici se ishte pasagjer ndërsa pas hetimeve është vërtetuar se ishte shofer.

“Nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё motoçikletё (4 rrotёshe), nё tё cilёn ishin dy (2) persona, motoçikleta ishte rrokullisur dhe si pasojё njё person ka vdekur ne vendin e ngjarjёs kёtё e ka konfirmuar ekipi mjekёsor, ndёrsa personi tjetёr ka pёsuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR), dhe Prokurori i shtetit, i cili ka urdhёruar qё trupi i pajetё i viktimёs tё dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore ( IML) nё Prishtinё pёr obduksion. Fillimisht sipas deklarimit tё personit tё lënduar vozitёs ishte viktima e aksidentit, pas hetimit nga hetuesit e NJRKRR-DRP Pejё, me datё 04.08.2024 gjatё intervistimit ёshtё konstatuar se vozitёs ishte personi i lënduar tani i dyshuar pёr kёtё aksident”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhër tё prokurorit tё shtetit dërgohet nё mbajtje pёr 48- orё

Related posts