Një qytetar nga Kosova dyshohet se ka humbur jetën në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë.
Ai dyshohet se ra në greminë ga një lartësi për shkak të terrenit të thepisur malor.
Në ndihmë u ka dalë edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.
Për shkak të terrenit të thepisur malor është kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë.
Policia e Tropojës ka dal me njoftim lidhur me qytetarin nga Kosova që ra në greminë në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë. Sipas policisë, ai ka humbur jetën.
Ndërkohë, shërbimet e komisariatit janë nisur drejt adresës së dhënë, së bashku me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.
Në ndihmë u ka dalë edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.
Ndryshe nga SHKSHM ende nuk ka ndonjë informacione të ri nëse trupi i viktimës është tërhequr nga gremina ku dyshohet se ka rënë alpinisti kosovar