970×90
970×90
970×90
970×90

Ish-zv.ministri i MPB: Do të ketë probleme të kthehet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë

Ish-zv.ministri i MPB: Do të ketë probleme të kthehet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë

Ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka, ka thënë se çështja e kthimit të kufomës së Faton Hajrizit në Kosovë nuk është e thjeshtë.

Zeka u shpreh se kjo për shkak se Serbia nuk bashkëpunon me Kosovën. Sipas tij, Serbia do të tentojë ta shfrytëzojë situatën politikisht.

“Rasti është përtej procedurave. Kemi të bëjmë në raport me Serbinë. Po të ishte gjendje normale edhe vdekja normale do sillte probleme. Rasti si ka ndodhur, do ketë probleme për sjelljen në Kosovë. Serbia s’do t’i respektojë procedurat. Nëse i shohim në bazë të disa principeve ndërkombëtare, do të duhej që me një kërkesë nga Kosova nga Ministria e Drejtësisë, të sillet kufoma në Kosovë”, tha Zeka për RTV Dukagjini.

Ai më tej tha se “ballafaqohemi me thashetheme dhe me probleme që do zgjasin. Do kemi probleme për kthimin e kufomës në Kosovë. Problemet janë politike, Serbia do ta shfrytëzojë këtë rast. Ende s’ka filluar fushata e tyre, do e çojnë deri në Bruksel, do t’i akuzojnë shqiptarët”.

Related posts